Ngjarja në Kavajë, Basha: Kjo është pamja e diktatorit që po ikën (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur në qytetin e Kavajës, aty ku vetëm një orë më parë u shënua një plagosje me armë në zyrat elektorale të PD.

Basha është pritur nga qindra demokratë para zyrës elektorale.

“Kjo është pamja e diktatorit që po ikën nga pushteti”, tha Basha.

Kryedemokrati është futur më pas në zyrën elektorale për t’u njohur nga afër me situatën. Pritet që pas pak minutash Basha të ketë një deklaratë për mediat.


Shtuar 19.04.2021 20:42