“Kam parë në ëndërr që më shanin”, ja çfarë deklaroi autori i plagosjes së pesëfishtë në Xhami

Rudolf Nikolli, autori i cili plagosi 5 besimtarë te Rruga e Kavajës, ka folur para policisë.

Sipas Dosja.al, ai para grupit hetimor ka thënë se e ka parë në ëndërr që e shanin dhe ngacmonin.

“Kam parë në ëndërr dhe më shanin, më ngacmonin dhe më ndiqnin,” ka thënë Nikolli.

Plagosja e pesëfishtë ndodhi mesditën e sotme në xhaminë “Dine Hoxha”. Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli, u fut brenda në xhami dhe qëlloi me thikë besimtarë e punonjës të xhamisë, duke lënë pesë persona të plagosur.

Shtuar 19.04.2021 20:43