Kanë nisur sërish sulmet nacionaliste në Serbi ndaj shqiptarëve.
Një grup djemsh të rinjsh në Beograd, kanë hequr flamurin shqiptar nga Ambasada e Shqipërisë në kryeqytetin serb.
Flamujt ishin vendosur pranë ambasadës shqiptare me rastin e vizitës së kryeministrit Rama në Beograd në datat 3 dhe 4 nëntor për çështjen e “Open Balkan”.
Kjo ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa të rinjtë e kanë postuar videon në rrjetet sociale. /albeu.com/