Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tennesse të SHBA, ku një foshnje që u përfshi nga një tornado, u gjet në një pemë të renë.
Sipas prindërve të vogëlushit, një tornado përfshiu rimorkio e tyre në Clarksville, Tennessee, duke marrë krevatin me fëmijën brenda.
“Baza e tornados zbriti duke marrë krevatin e fëmijës”, tha nëna 22-vjeçare, Sidney Moore.
Partneri i saj vrapoi për të kapur fëmijën, por gjithçka që ai arriti të bënte ishte të përfshihej nga vorbulla e fuqishme.
Ndërsa kjo po ndodhte, në panik, 22-vjeçarja arriti të kapë në krahë djalin e saj njëvjeçar.
“Diçka brenda meje më bëri të vrapoja dhe të hidhesha mbi djalin tim. Në atë moment, muret rreth meje u shembën fjalë për fjalë”, tha ajo.
Kur tornado kaloi, Moore arriti të dilte nga rrënojat, së bashku me foshnjën dhe filloi me partnerin e saj një kërkim për të.
Pas orëve të kërkimit në shiun e rrëmbyeshëm, ata e gjetën foshnjën të gjallë në një pemë të rënë.
Pavarësisht aventurës së tmerrshme, foshnja kishte shpëtuar vetëm me gërvishtje dhe mavijosje të vogla. Po kështu edhe vëllai dhe mamaja e tij.