Nget makinën pa patentë për më shumë se 70 vjet, nuk u dënua asnjëherë

Një burrë i ndaluar nga policia britanike u tha atyre se kishte vozitur pa patentë për më shumë se 70 vjet.

Ndërsa ishin duke patrulluar, policia e ndaloi burrin pran Tesco Extra, në Bulweel, Nottingham, të mërkurën në mbrëmje.

Policët thanë se shoferi i lindur më 1938, u tha atyre se ai kishte vozitur pa patentë dhe sigurim që kur ishte 12 vjeç dhe nuk ishte ndaluar kurrë nga policia.

Në Facebook, ekipi i policisë Bulwell, Rise Park dhe Highbury Vale tha që fatmirësisht ai nuk kishte pasur kurrë një aksident.

Ekipi shtoi: “Fatmirësisht ai kurrë nuk kishte pasur një aksident, nuk i kishte shkaktuar dikujt një lëndim dhe kurrë nuk bëri që dikush të humbiste financiarisht, duke i goditur ata ndërsa nuk ishte i siguruar. Sigurohuni që dokumentet tuaja të jenë të rregullta sepse do t’ju kapin… një ditë”.

Shtuar 28.01.2022 18:48