Ngacmoi s*ksualisht 15 vjeçarin, lihet në burg 31 vjeçari nga Berati

Gjykjata ka caktuar arrest me burg ndaj 31-vjeçarit i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas të mitur. Petrit Pire  ka prekur në organet gjenitale të miturin me inicialet G.Ç, banues në fshatin Moravë.

I mituri dhe 31-vjeçari Petrit Pire janë njohur me njëri-tjetrin duke luajtur prej disa kohësh së bashku në internet me një lojë Free Fire.

Ka qënë 31-vjeçari Pire ai që e ka ftuar 15-vjeçarin për të pirë një kafe në qytetin e Kuçovës. Duke pirë kafe, Pirja e ka prekur dhe fërkuar të miturin në organet gjenitale. I mituri ka bërtitur dhe është larguar me vrap nga kafeneja.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur 2-javë më parë por djali nga frika nuk kishte treguar asgjë në familje. Pasi prindërit kanë parë që djali ishte shumë i shqetësuar,e kanë pyetur vazhdimisht derisa ai u ka treguar çfarë kishte ndodhur.

 

 


Shtuar 18.03.2021 13:48

Tags: ,