Policia e Beratit ka arrestuar një 31-vjeçar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas të mitur.
Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi me inicialet P.P., 31 vjeç.
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi i shtetasit P.P., 31 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas 15-vjeçar”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Ngacmim seksual”.