Policia e Vlorës ka arrestuar një 56-vjeçr me iniciale T.Z., pasi ka ngacmuar seksualishy një vjazë 14 vjeç.
Gjithashtu është vënë në pranga J. Sh., 29-vjeç pasi u konstatua nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
DVP Vlorë
Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Z., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 14 vjeçe se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin J. Sh., 29 vjeç, banues në Kukës, pasi në lagjen nr. 1, Sarandë, u konstatua nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com