Policia ka vënë në pranga 8 shtetas në Tiranë për vepra të ndryshme penale.
Tiranë
Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetases S. Gj., 20 vjeçe, pasi gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe cannabis sativa.
Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. G., 29 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shtyrja e të miturve në krim”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. H., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– E. M., 34 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, nuk i është bindur punonjësve të Policisë, për të bërë testin e alkoolit.
– S. Z., 54 vjeç, E. Gj., 44 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
– A. B., 38 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet.
– N. A., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /albeu.com/