Ish-ministri i PD-së, Aldo Bumçi, ka folur rreth Kuvendit Kombëtar të PD dhe vijimit të aksionit opozitar.
Aldo Bumçi: Ky kuvend është një gur themeli për ringritjen e PD tashmë jo vetëm si frymë apo lëvizje por konkretisht me struktura qëndrore, me program. Deri tani kishim vakum sepse ishim duke u marrë me veten tonë. Nga sot e tutje kjo parti me këtë kuvend themelohet plotësisht dhe do t’i paraprijë revoltave popullore. Qytetarët do kenë një zë të rëndësishëm opozitar që do merren me problemet e tyre, jo me veten.
Pyetje: Kanë munguar një pjesë e deputetëve, a mendoni se po shkohet drejt krijimit të dy forcave politike me këto ndarje?
Bumçi: Deputetët janë automatikisht anëtarë të Këshillit Kombëtar, derën e kanë të hapur dhe janë të ftuar t’u bashkohen demokratëve të tjerë. Nuk ka vend për një parti të dytë demokratike, ka vetëm një.
Pyetje: Sa të vështirë do e ketë PD që të rikthehet
Bumçi: Do jetë një PD e vërtetë dhe kur je i vërtetë, përfaqëson zërin e qytetarëve, do jemi pranë tyre me protesta për t’i mbrojtur. Si sot një vit kemi zgjedhjet lokale dhe ne kemi gjithë mundësitë që përballë kësaj qeverie që ka rrënuar qeverinë shqiptare.
Pyetje: Deklaratat e deputetëve të cilët nuk i janë bashkuar këtij kuvendi
Bumçi: Demokratët janë këtu, prandaj e theksova numrin 40 mijë anëtarë të vërtetë. Ka vetëm dy zgjidhje, ose ta bëjmë Ramën mbret, ose të mbështesim opozitën. Kjo është opozita shqiptare. Kushdo që është kundër Ramës të vijë dhe të mbështesë opozitën kundër këtij regjimi që po zbraz vendin.