Nga sot nis lehtësimi i masave, ndryshon sërish ora policore

Duke nisur nga dita e sotme, 1 korrik pas uljes drastike të rasteve të reja me covid vjen dhe lehtësimi i masave.

Ora policore do të shtyhet deri në 24:00 dhe po deri në të njëjtën orë do të lejohen edhe aktivitetet e bareve e restoranteve.

Ndërkohë, orari për lejimin e muzikës nëpër lokale do të ngelet po i njëjti, ora 22:00. Po ashtu lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të IShP.

Lejohen gjithashtu aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.


Shtuar 1.07.2021 08:27