Nga nesër do të ndryshojë leja e qarkullimit për automjetet.
Sipas burimeve, leja e re nuk do të ketë as vulë kolaudimi dhe as afat skadence. Në dokumentin aktual nëse këto elementë mungojnë ai është i pavlefshëm.
Leja e re gjithashtu do të unifikojë të dhënat me certifikatën e pronësisë së mjetit dhe do të eleminojë nevojën për pajisje me leje ndërkombëtare.
Ajo përmban disa elementë të sigurisë dhe eleminon mundësinë e manipulimit të të dhënave.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor leja e re do të kushtojë 2100 lekë ose 40% më pak se e vjetra.
Drejtuesit e mjeteve që kanë leje drejtimi të vlefshme nuk e kanë të detyrueshme pajisjen me lejen e re.