Në 10 tetor 2019 – Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shpallën iniciativën për krijimin e ‘Mini Shengenit’.
Kujtojmë se qëllimi i nismës ishte krijimi i një zone të përbashkët të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.
Kosova refuzoi ti bashkohej nismës sa kohë Serbia nuk e njeh si shtet dhe mohon krimet e luftës.
Gjithashtu edhe Mali i Zi me Bosnje Hercegovinën nuk u bashkuan me nismën, pasi e shihnin si përsëritës të procesit të Berlinit.
Në vitin 2019, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev u zotuan të krijojnë treg të përbashkët mes tyre, brenda vitit 2020.
E vetmja gjë që u arrit ishte njohja e kartave të identitetit si dokument për kalimin e kufirit mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Në vitin 2021, nisma u ripagëzua me emrin Open Balkan, Ballkani i Hapur.
Tre udhëheqësit e shteteve pjesëmarrëse, firmosën:
Një memorandum bashkëpunimi për lehtësimin e import/eksporteve dhe lëvizjes së mallrave.
Një memorandum bashkëpunimi për tregun e lirë të punës dhe një marrëveshje bashkëpunimi në rast të fatkeqësive natyrore.
Gjithsesi Open Balkan nuk ka një dokument zyrtar ku të shpallen qëllimet dhe plani i punës, marrëveshjet apo mënyra e zbatimit të tyre.