Tema më e përfolur e këtyre dy ditëve të fundit është skandali i publikimit i listave të pagave të rreth 690 mijë punonjësve në sektorin privat dhe publik. Dy ditë më parë u publikua lista e pagave të janarit 2021, ndërsa ditën e djeshme u publikua dhe ajo e muajit prill.
Pas këtij skandali, Prokuroria është vënë në lëvizje, për të zbuluar kush dhe si rrodhën të dhënat personale dhe informacioni i të ardhurave të mijëra punonjësve shqiptarë.
Sot, Prokuroria ka marrë në pyetje 14 ekspertë IT në Drejtorinë e Tatimeve dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore, të cilët dyshohet se kanë patur akses në pagat e punonjësve.
Gjithashtu janë marrë në pyetje edhe ekspertë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Prokuroria gjithashtu po kryen ekspertim edhe te kompjuterët e specialistëve të Tatimeve./albeu.com