Miliarderi Bill Gates njoftoi ndarjen nga bashkëshortja e tij, Melinda Gates. Çifti pritet të ndajnë një pasuri marramendëse prej 130 milionë dollarësh.
Sidoqoftë, deri kur ndarja e pasurisë të finalizohet, tani për tani, këto më poshtë janë disa nga divorcet më të shtrenjtë në histori.
Ish-gruaja e Jeff Bezos, MacKenzie Bezos, ka përfituar 25% të aksioneve të Amazon, që përkthehet në 35 miliardë dollarë.
Divorci i bashkëthemeluesit të Google, Sergey Brin dhe ish-bashkëshortes së tij Anne Wojcicki nuk u bë asnjëherë publik. Por e sigurtë është që Anne përfitoi një shumë me nëntë zero.
Miliarderi Bill Gates njoftoi ndarjen nga bashkëshortja e tij, Melinda Gates. Çifti pritet të ndajnë një pasuri marramendëse prej 130 milionë dollarësh.
Pas një beteje ligjore gjashtë vjetore, miliarderi rus Dmitry Rybolovlev u urdhërua nga gjykatat zvicerane t’i jepte ish bashkëshortes 4.5 miliardë dollarë.
Kur Jocelyn Wildenstein, e njohur në New York për operacionet plastike, u divorcua nga Alec Wildenstein, tregtar veprash arti, përfitoi plot 2.5 miliardë dollarë nga ndarja. Sipas tabloidëve amerikanë, ajo gjithashtu u pagua 100 milionë dollarë për 13 vitet në vijim.
Steve Wynn, i angazhuar në biznesin e kazinove, u martua me Elainen, dy herë, nga 1963 deri më 1986 dhe nga 1991 deri më 2010. Hollësirat e divorcit u mbajtën të fshehta, por përflitet për 1 miliard dollarë.
Bernie dhe Slavica Ecclestone, divorcia kushtoi 1.2 miliardë dollarë.
Divorci i Kim Kardashian dhe reperit Kaney West, është cilësuar si një nga divorcet më të shtrenjta dhe padyshim më të bujshme në histori.