Ndërkohë që kanë mbetur pak orë nga zgjedhjet e 25 Prillit, kryeministri Rama ka postuar një video domethënëse e cila tregon rrugëtimin e tij në politikë, dhe dëshminë e nënës së ndjerë Aneta Rama.
“Edi është djalë që do dëshironte cdo nënë ta kishte. Rama ka forcën dhe vullnetin ta cojë këtë vend përpara” shprehet në video nëna e ndjerë e Ramës.
“Ajo që më tërheq nga Edi është ndjeshmëria”– thotë Linda Rama në video.
Më pas video vazhdon me deklaratat e Ramës përgjatë viteve, deklaratave të thëna nga ai kur ishte në fillimet e karrierës. Nga kronikat e atentatit të bërë ndaj tij e deri te fushata e kaluara elektorale, Rama i shfaq të gjitha në video duke shkruar: MIRËMËNGJES ishte dikur Tirana Ditë të mbarë.
Kryeministri Edi Rama ka përdorur në video këngë të ndryshme, mirëpo kënga e reperit Noizy, ‘Flas gjuhën e kampionit’ është ajo që Rama zgjodhi në një moment shumë delikat të videos, aty ku u bë e ditur se do të ndërtohet arena kombëtare të futbollit në Tiranë.
“Një për të gjithë dhe të gjithë për një, si një familje, të bashkuar për Shqipërinë” -thotë në fund Rama.