Nga burgu, te tradhtia brenda PL-së, s’përmbahet Meta: S’më kërcet fare, jam i pastër si kristali, do të jem kryeministër

Ish-presidenti Meta, ka vijuar me deklaratat e forta, teksa u pyet nga gazetari Osman Stafa, për faktin nëse ka informacione se do të arrestohet me urdhër të SPAK, apo nëse është tradhtuar nga brenda PL-së, Meta tha se është i pastër si kristali.

Pyetje: “Dua të bëj pyetjen zoti Meta: A keni informacione se do të përfundoni në burg? Ai i trembeni idesë se do të shpalleni non-grata nga SHBA? Pse ju tremb çështje CEZ-DIA kur e keni deklaruar se jeni i pafajshëm? Dumani mund të ngrejë akuzën, por vendimin e jep gjyqësori. Zëri shqiptar i Amerikës, është ambasada amerikane, që ka dhënë mbështetje ndaj zotit Dumani. A keni dyshime se dikush nga partia juaj ju ka shitur te drejtësia”.

Meta: “Se pari kam një pyetje për ju nëse më lejoni; A u dekorua Dvorani nga sekretari i Shtetit si heroi i antikorrupsionit? Pse nuk ishte në axhendë ai? Edi Rama çau tv kur u dekorua Dvorani. Kam një pyetje; pse Edi Rama e la me 7 pyetje zgjedhjen e Dvoranit. Nuk më kërcen fare jo për Çez-Dia, pasi jam kristal i pastër. Dum Dumani është përpjekur që të falsifikojë një proces. Ka marrë përsipër dhe se do të bëjë namin, dhe para një mentori. Nuk ka kurajo të merret me aferën e Ramës dhe Damianin me aferën CCEZ, por do të merret me ato çështje që kanë qenë të mbyllura, me persona si ai i çmenduri që është dënuar me vendim gjykate për dhunë në familje dhe që del në tv dhe flet, si punëtori i Damianit. Do të jem kryeministër i Shqipërisë dhe do të bëj dhe mandat presidenti, por do të jetë pas disa viteve. Për non-gratat nuk ekziston një shqetësim i tillë. Problem është kur të shpall Ilir Meta non-grata. Për nongratat nuk ekziston një shqetësim i tillë kurrë për mua. Ky është problem sepse mund të shpallet Ilir Meta non grata. Po u derdh një pikë gjaku në ditën e zgjedhjeve gati non grata, fatmirësisht nuk u derdh. Ilir Meta ka vetëm një problem, të mos tradhtojë Ilir Metën. Më mirë të jesh i tradhtuar se tradhtar. Tradhtarët i përdorin dhe i pështyjnë të gjithë. Kam vetëm informacion që Ilir Meta bëhet së shpejti kryeministër”.

Pyetje: Keni fletëthirrje për në SPAK?

Meta: “I ftoj të më bëjnë fletëthirrje e ju ftoj live të shihni pyetjet që do u bëj prokurorëve të dum Dumanit”.


Shtuar më 17.04.2024 11:54

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbetkahraman haber