Ish-drejtuesi i Sigurimit në kohën e regjimit komunist, Luan Pobrati, është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 67-vjeçare.
Ai ka qenë një ndër specialistët e njohur i shërbimeve sekrete. Për një periudhë, para viteve 90’, ai ka shërbyer si drejtues i lartë i ish-sigurimit famëkeq të shtetit, i ngarkuar në rekrutimin e inteligjencës universitare, ndërsa mbas vitit 1997, ishte Inspektor i Përgjithshëm i Kryeministrit Luan Pobrati është arrestuar nga Berisha ne vitin 1992 dhe është akuzuar për krime gjatë kohës së regjimit komunist.
Ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Veli Myftari ka njoftuar ndarjen nga jeta të Pobrati ditën e Dëshmorëve të Atdheut.
“Një lajm i hidhur për një humbje të parakohshme, Luan Hekuran Pobrati, sikur e kërkoi qëllimisht këtë dite, ne Ditën e Dëshmoreve te Atdheut ! Luan një mik i rralle i shume vetëve, pasionant ne detyrën e tij e Atdhetari te Larte, si dhe vete prejardhja nga babai Hekuran Pobrati, Heroi i Popullit, mik i tim Eti, Xhemalit, kuptohet jeta partizane dhe e mëpasme ne lufte me bandat e kohës ! Lamtumire Shoku dhe miku ynë i mirë ! Ngushullime Familjes se tij ! ”, shkruan Myftari.