Informacione të reja mbi gjendjen e liderit të ri të Iranit, Mojtaba Khamenei, janë publikuar nga gazeta amerikane New York Times, e cila raporton se ai është plagosur në këmbë.
Duke cituar zyrtarë iranianë dhe izraelitë, media amerikane shkruan se plagosja e Khameneit ka ndodhur në ditën e parë të luftës në Iran, më 28 shkurt.
Sipas burimeve që kanë folur për New York Times, 56-vjeçari ka pësuar lëndime në këmbë gjatë sulmeve të asaj dite.
Ndërkohë një portret prej letre i Mojtaba Khameneit, u shfaq në një tubim në Teheran të martën.
Iran’s newly appointed Supreme Leader, Mojtaba Khamenei, was presented at a mass rally in Tehran today.
He couldn’t show up in person for some reason, so they brought out a cardboard cutout of him instead pic.twitter.com/c6eARU405b
— Visegrád 24 (@visegrad24) March 11, 2026
