Cilësia e ajrit në New Delhi në nëntor 2021 ishte më e keqja në 7 vjet, sipas Bordit Qendror të Kontrollit të Ndotjes së Indisë (CPCB).
Indeksi mujor AQI ka qenë mesatarisht i qëndrueshëm në 376; niveli nga 300 e lart konsiderohet i rrezikshëm për shëndetin dhe mund të shkaktojë vështirësi edhe për njerëzit normalisht të shëndetshëm.
Ndërsa ekspertët dhe profesionistët e shëndetësisë flasin për një emergjencë shëndetësore, shumë spitale të mëdha në qytet dhe zonat përreth vërejnë një rritje të ndjeshme të numrit të pacientëve që vuajnë nga probleme serioze të frymëmarrjes që nuk lidhen me Covid-19.
Përqendrimi i grimcave PM2.5, (ato me diametër më të vogël se 2.5 mikrometra), është 34 herë më i lartë se niveli i konsideruar i pranueshëm nga OBSH.
Në një studim të publikuar në shtator, Greenpeace argumentoi se 57,000 nga vdekjet e parakohshme në New Delhi në vitin 2020 mund t’i atribuohen ndotjes së ajrit./albeu.com