Netanyahu kërcënon Hezbollahun: Do ta kthej Libanin në Gaza nëse vrisni civilë izraelitë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netyanahu ka ashpërsuar tonet, pas vrasjes së një civili izraelit në kufirin libanez.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, një civil izraelit ka mbetur i vrarë nga një raketë antitank të lëshuar nga Libani.

Pas kësaj Netanjahu ka kërcënuar Hezbollahun duke thënë se do ta kthejë Bejrutin dhe Libanin në Gaza, nëse bën sërish të njëjtin

gabim.

“Nëse Hezbollah bën një gabim, ne do ta kthejmë Bejrutin dhe Libanin në Gaza”, ka shkruar në “X” Netanyahu.

Hezbollahu është një organizatë me ndikim politik dhe në kontroll të forcës më të fuqishme të armatosur në Liban./albeu.com


Shtuar 7.12.2023 17:42