Nga nesër akrepat do të shkojnë 1 orë përpara. Mbrëmjen mes të shtunës 25 dhe të dielës 26 mars 2022, do bëhet kalimi nga ora dimërore në atë verore.
Ky ndryshim i orës ndodh në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës së fundit të muajit mars, kur akrepat zhvendosen dhe ora shënon 03:00. Ndryshimi i orës verore, do t’u japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë më shumë ditën dhe rrezet e diellit.
Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma evropiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ato shkojnë një orë pas.
Megjithatë, për shkak të krizës energjetike të periudhës së fundit, shumë po kërkojnë braktisjen përfundimtare të orës diellore, duke adoptuar orën verore gjatë gjithë vitit.
Më të prekur nga ndryshimi i orës janë padyshim qytetarët aktiv në marrëdhënie pune dhe arsimore, të cilët preferojnë një orë të pandryshuar.