Nesër do të “ngrini”, Meteorologia Lajda Porja: Qytetet që do përjetojnë temperaturat më të ulëta

I gjithë vendi është përfshirë nga temperatura të ulëta. Meteorologia Lajda Porja e ftuar në emisionin “Log” në Abc ka folur për 2 skenarët e parashikuar sa i përket motit të ftohtë në vendin tonë këtë vit. Ajo ka theksuar se dita e nesërme do të jetë më e ftohta, duke kulmuar deri në -15 gradë. 25 Janari pritet në këtë mënyrë që të jetë edhe dita më e ftohtë.

“2 skenarë, temperatura të ulëta në skenarë dhe skenari i dytë dha një parashikim. Ishin parashikuar që në mesin e dhjetorit për këtë valë të ftohtë. Ishte parashikuar që dhe vetë vendet skandinave që s’po përjetonin dimër të acartë ky dimër ka qenë i acartë. Kjo valë ishte e pamundur që të mos e prekte Shqipërinë. -15 gradë në Peshkopi. Nesër do jetë dita më e ftohtë, duke kulmuar -16 gradë. Veri verilindje, Kukësi Hasi Bulqiza, Librazhdi duke zbritur më pas në të gjithë qarkun e Korçës”, tha ajo.

Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur rekordet e të ftohtit ndër vite. Porja tha se ky vit nuk thyen asnjë rekord, por ngjan me episodin e 2017.

“Tirana është temperaturë ekstreme që nuk është shënuar përveç 68. Zonat verilindore kanë shënuar -22 gradë, rekord që nuk është thyer. Ky episod është i ngjashëm me 2017, është episod që nuk thyen rekorde historike”.

Për më shumë lajme nga moti na ndiqni https://albeu.com/moti/


Shtuar 24.01.2022 21:49