Nëndetësja bërthamore ruse nis lëvizjen, NATO në alarm; ku po shkon “Poseidon”?

Nëndetësja ruse me energji bërthamore K-329 Belgorod po lëviz në detet e Arktikut dhe ekziston dyshimi se misioni i saj është të testojë raketën “Poseidon”. Kështu thuhet në një raport të NATO-s, i cili citohet nga “La Repubblica“, sipas të cilit Aleanca Atlantike është në gatishmëri dhe monitoron çdo lëshim të mundshëm nënujor.

184 metra e gjatë dhe 15 metra e gjerë, Belgorod mund të lundrojë nën ujë me shpejtësi rreth 60 km/h dhe me një autonomi praktikisht të pakufizuar. Po ashtu, mendohet se mund të qëndrojë 120 ditë pa dalë në sipërfaqe.

Lidhur me çfarë po ndodh, dyshimi i NATO-s është se nëndetësja do të testojë Poseidonin në zonën e Detit Kara. Me emrin e koduar “Status-6”: një silur 24 metra e gjatë, është i aftë të mbajë një kokë atomike ndoshta 2 megaton. Raketa silur ishte projektuar për të shpërthyer pranë bregut duke shkaktuar një ‘cunami radioaktiv’.