Nëna hodhi fëmijën në lumë, flet drejtori i Maternitetit të Shkodrës: Donte ta dorëzonte në shtëpinë e foshnjës

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Shkodër, ku një nënë e re pasi lindi fëmijën e saj e hodhi atë në ujërat e lumit Kir.

Drejtori i Maternitetit të Shkodrës Senad Halluni ka folur për ngjarjen tronditëse dhe ka treguar se e reja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së foshnjës, ndërsa ka shtuar se fillimisht ka kërkuar dorëzimin e tij në shtëpinë e foshnjës, por se më pas ka ndërruar mendje.

“32-vjeçarja ka ardhur për lindje me 30 dhjetor. Ka qenë lindja e parë. Janë kryer të gjitha proçedurat.

Zonja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së fëmijës. Ka pasur lindje normale me 30. Zonja ka kërkuar dorëzimin në shtëpinë e foshnjës.

Kemi njoftuar drejtorinë e shtëpisë së foshnjës për proçedurat. Zonja ka punuar në një ndërmarrje këpucësh.

Me datë 4 kemi kryer proçedurat për tu transferuar në shtëpinë e foshnjës, ajo ka refuzuar më pas. Ka nënshkruar që merr përsipër marrjen e foshnjës.

Ajo nuk ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. 32-vjeçarja rezulton se është e vetme dhe banon në Golem”, ka treguar ai. /albeu.com


Shtuar 7.01.2023 17:17