EMRI/ U kap me dy thasë kanabis, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër

Policia ka sekuestruar 35 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa në Shkodër dhe ka arrestuar 30-vjeçarin Ndoj Marku.

Gjatë kontrolleve, në bagazhin e mjetit të tij u gjetën 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 35 kilogramë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Të lidhura

None found

Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacioneve policore, me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë siguruar informacion se një shtetas po transportonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike cannabis sativa.

Informacioni është administruar menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Delivery”, në aksin rrugor “Shkodër-Prekal”, në fshatin Ura e shtrenjtë, është ndaluar për kontrolle automjeti me drejtues shtetasin Ndoj Marku.

Gjatë kontrolleve, në bagazhin e këtij automjeti u gjetën 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 35 kilogramë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin Ndoj Marku, 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar më 4.10.2023 12:06

Tags:
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş