Një krim i rëndë ka ndodhur pasditene sotme në qarkun e Elbasanit. Ndërkohë që nuk është bërë 1 muaj nga vrasja e Luljeta Bozos, një tjetër krim në familje ka tronditur qytetarët. Në Librazhd, një burrë ka masakruar me sëpatë gruan e tij duke i marrë jetën, e më pas ka varë veten në një pemë.
Burimet për albeu.com bëjnë me dije se autori është Qemal Bici 56-vjeç i cili masakroi me sëpatë gruan e tij, Menderie Bici. Pas këtij krimi horror, burri ka varur veten në një pemë afër banesës.
Dyshohet se në kohën e krimit të rëndë, nuk ka pasur asnjë njeri tjetër në banesë. Çifti janë prindër të katër fëmijëve, njëri prej të cilëve ka gjetur kufomat e prindërve të tij në shtëpi dhe ka lajmëruar policinë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Librazhd/ Informacion paraprak
Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten.
Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/