Vora ka bërë afrimin më të fundit në Superiore, duke zyrtarizuar mbrojtësin Renato Halili. Futbollisti 18-vjeçar vjen nga Italia dhe është aktivizuar me Shqipërinë U-19.
Halili ka pasur eksperiencën e tij të fundit profesionale te FC Sudtirol, në ekipin Primavera të Italisë. Me këtë lëvizje, trajneri Arjan Bellaji fiton më shumë alternativa për repartin mbrojtës.
Të lidhura
None found
Në prezantimin e lojtarit, klubi i Vorës shkroi: “Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë se Renato Halili është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.
Mbrojtësi qendror 18-vjeçar vjen pas një eksperience të rëndësishme në Itali, ku është zhvilluar te Sudtirol, duke kaluar nëpër ekipet zinxhir dhe aktualisht ishte pjesë e Sudtirol Primavera. Me gjatësi 185 cm dhe profil modern në mbrojtje, Halili spikat për sigurinë në duele, leximin e lojës dhe ndërtimin nga prapa.
Renato është aktualisht pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U-19, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e U-16 dhe U-17, një rrugëtim që tregon potencialin dhe vazhdimësinë e tij.
Me talentin dhe potencialin e tij, pritet që Renato Halili të rritet vazhdimisht dhe të zhvillojë më tej cilësitë e tij, duke u bërë një vlerë e shtuar për ekipin në vazhdim”, ka shkruar klubi i Vorës në përshkrimin për lojtarin Halili.
