Nëna e sulmuesit të Manchester United, Cristiano Ronaldo, Dolores Aveiro, ka emëruar Sporting si klubin për të cilin do të luajë djali i yllit portugez, Cristiano Jr.
E ardhmja e Ronaldos dukej e pasigurt verën e kaluar me bisedimet për një largim të mundshëm të sulmuesit. Ai ka mbetur në Old Trafford, por nëna e tij ka komentuar që djali i saj mund të bashkohet me klubin e tij të fëmijërisë.
Të lidhura
None found
“Mund të ndodhë, por jo tani. Nuk ishte këtë vit, mund të ndodhë vitin tjetër. Nëse Ronaldo nuk vjen, atëherë do të jetë djali i tij dhe nipi im, Cristiano Jr.
Ai tashmë e ka Cristiano Jr si pasardhësin e tij. Nëse dëshirat e një nëne dhe gjysheje plotësohen, e ardhmja e afërt e njërit prej djemve të tij do të jetë në Sporting./ h.ll/albeu.com
