Teksa lufta në Ukrainë po vijon në muajin e tretë të saj, duket se situata më e vështirë është në qytetin port të Mariupolit.
Me qindra ushtarë atje kanë mbetur të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal.
Një ligjvënës rus, i cili merr pjesë në bisedimet e paqes ka thënë se Rusia duhet të marrë në konsideratë dënimin me vdekje për ata që ai i quajti luftëtarët nacionalistë nga regjimenti Azov i Ukrainës, sipas skyneës.
Në një debat në dhomën e ulët të parlamentit të Rusisë pasi ushtarët në fabrikën e çelikut Azovstal të Ukrainës u dorëzuan, ligjvënësi Leonid Slutsky tha se megjithëse Rusia kishte një moratorium mbi dënimin me vdekje, duhet të “mendojë me kujdes” për dënimin e luftëtarëve të Azov.
“Ata nuk e meritojnë të jetojnë pas krimeve monstruoze që kanë bërë kundër njerëzimit dhe që vazhdojnë të bëhen ndaj të burgosurve tanë”, tha ai.
Kjo vjen pasi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se luftëtarët ukrainas që u dorëzuan në fabrikën e çelikut do të trajtoheshin “në përputhje me standardet ndërkombëtare”.
Ministria ruse e mbrojtjes tha më herët se më shumë se 250 luftëtarë ukrainas të strehuar në fabrikën e çelikut në Mariupol ishin dorëzuar pas shumë javësh nën rrethim.