Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës po vazhdojnë, por ka pasur pak përparim në çështjet kryesore politike, sipas një anëtari të ekipit negociator rus.
Vladimir Medinsky tha se po i afroheshin një mirëkuptimi për çështjet dytësore.
“Negociatat kanë vazhduar gjatë gjithë javës, nga e hëna në të premte, në formatin e videokonferencës dhe do të vazhdojnë edhe nesër”, tha ai.