Joy Aoko është larguar nga Shqipëria ditën e sotme drejt vendit të saj, Kenia. Ajo ka lënë spitalin e Traumës ditën e sotme dhe do të vijojë mjekimin në spitalin Kenyatta.
Avioni që mbante të renë dhe nënën e saj dhe ekipin mjekësor la Shqiopërinë këtë të mërkurë dhe ka zbritur në aeroportin Wilson, ka bërë me dije gazetari Ervin Leka.
Xhoi ndodhej e shtruar në spital që prej gushtit të vitit 2022, pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet.
Ajo është në gjendje kritike për jetën që prej 14 gushtit dhe ka nevojë për kujdes të specializuar neurologjik, i cili nuk ishte i disponueshëm në Shqipëri. /albeu.com