Në pritje të Berishës, mbështetësit e “Foltores’ mbushin oborrin e selisë blu

Kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar konferencë për shtyp mbrëmjen e sotme nga ambientet e selisë së Partisë Demokratike.

Ky njoftim erdhi pas referendumit të thirrur nga vetë Berisha për shkarkimin e kreut demokrat Lulzim Basha.

Për të ndjekur konferencën, para selisë blu janë mbledhur mbështetësit e Sali Berishës.

Kujtojmë se në ambientet e selisë blu, lideri demokrat Lulzim Basha, i cili mblodhi sot Kuvendin, po zhvillon mbledhje me kryesinë e partisë./albeu.com


Shtuar 18.12.2021 20:21