Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të nisë brenda pak minutash seancën e radhës ndaj Ramadan Morinës. Ai akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile në Komunën e Malishevës gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Prokuroria Speciale pretendon në aktakuzë se Morina, së bashku me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim më 31 mars 1999.
Të lidhura
None found
Në seancat e mëparshme, Zejnije Morina dhe Enver Hoti kanë dëshmuar para trupit gjykues për ngjarjet e luftës dhe për rolin që pretendohet të ketë pasur i akuzuari.
Morina nuk e ka pranuar fajësinë. Ai thotë se nuk ka qenë fare në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 dhe se ka dëshmi për këtë.
Arrestimi i tij u bë më 12 gusht 2025 në Prishtinë.







