Në lule të rinisë, del fotoja e dy adoleshentëve që humbën jetën tragjikisht në Shkodër

Këta janë dy të rinjtë Serxho Kukaj dhe Eglis Delaj, të cilët humbën jetën tragjikisht në Shkodër. Njëri prej tyre, humbi jetën në vendngjarje e tjetri në spital.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Malsi e madhe.

Faqja “Zani i Veriut”, ka publikuar imazhet e dy adoleshentëve, ndërsa postimi është ‘pushtuar’ nga ngushëllimet e qytetarëve për këtë humbje të madhe.

“ZOTI ju dhashte force Familjarve me perballue kete dhimje! Pushofshin ne paqe,”- shkruan dikush.

“Zoti I forcofte familjaret e tyne ata pushoshin ne paqe,”- shkruan dhe një tjetër.

“ZOTI forc me e perballu ket dhimbje te Malle o Zot forcoj Familjet e tyre QOFSHI TE XHEHNETIT,”- vijon dikush më tej.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ku u përfshinë tre makina.


Shtuar 18.05.2021 20:18