Në luftë me vdekjen prej Covid-19, niset drejt Turqisë 24-vjeçarja Xheni Kaba

Koronavirusi vijon të godasë të rinjtë, ku rasti më i fundit është i 24-vjeçares Xheni Kaba, e cila gjendet e intubuar prej disa ditësh. Kjo e fundit ishte shtatëzënë dhe me përkeqësimin e gjendjes, mjekët vendosën që të bëjnë lindje të parakohshme.

Nga dita në ditë gjendja e saj u përkeqësua, ndërsa mësohet se e reja është nisur sëfundmi në Turqi për kurim më të specializuar. Të afërmit e saj kanë bërë thirrje publike për ndihme nga qytetarët pasi mendohet se kurimi do t’i kushtojë rreth 40 mijë euro, të cilata ta nuk i kanë.

Krahas nisjes së Xhenit jashtë shtetit, lajmi tjetër i mirë në këtë rast është se foshnja gëzon shëndet të plotë dhe gjendet nën kujdesin e familjarëve. /albeu.com