Në kërkim për kanosie me armë, arrestohet 32-vjeçari në Morinë

Policia ka vënë në pranga një të ri nga Kruja pasi ishte shpallur në kërkim për kanosje me armë zjarri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Pikës Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan 32-vjeçarin me inicialet E. F., banues në Varosh të Lezhës.

Kjo pasi pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, në vitin 2018, në Thumanë, Krujë, ka kanosur me armë zjarri shtetasin D. M.


Shtuar 6.07.2021 11:45