Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, ambasadorja e SHBA: Erdhi koha, askush nuk është mbi ligjin

Në lidhnje me arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe dhe 11 zyrtarëve të tjerë për korrupsion dhe abuzim me tenderat, ka reaguar ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim.

Përmes një statusi në Tëitter, Kim shkruan se tashmë është koha që të shqyrtohet se kush do të ndalohet dhe kush do të shkojë në burg.

Më tej, ambasadorja shkruan se askush nuk është mbi ligjin

“Nëse jeni të përfshirë në korrupsion – pa marrë parasysh sa të fuqishëm mendoni se jeni – tani është koha të konsideroni ndikimin që veprimet tuaja do të kenë në familjen dhe vendin tuaj. Tani është koha të shqyrtojmë nëse ia vlen të shkoni në burg. Tani është koha për të ndaluar. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Kim./albeu.com


Shtuar 6.07.2021 11:27

Tags: