Në gjykatë për masën e sigurisë, përfundon në spital avokatja që dha 2 mijë euro për t’u punësuar në Ministri

Sot pritet që Gjykata e Posaçme të japë masat e sigurisë për për ish zv.ministren e Bredshme, Rovena Voda, avokaten Florida Beu e cila pagoi 2 mijë euro për t’u punësuar në Ministrinë e Brendshme dhe avokates tjetër Majlinda Hasani.

Gjatë seancës që po zhvillohet sot, Beu është ndjerë keq dhe ka përfunduar në spital. Ajo po merr kujdes shëndetësor.

Senca në gjykatë po vazhdon pasi janë të pranishme Vodo dhe Hasani.

Kujtojmë se Vodo akuzohet për korrupsion, duke qenë se kërkonte para, celulare dhe ushqime për të dhënë vende pune  të administratë./albeu.com


Shtuar 15.07.2021 10:34