Pas Joe Biden ditën e djeshme i cili u fotografua teksa flinte gjatë samitit të Klimës, ditën e sotme ka qenë një tjetër lider botëror që ka bërë diçka të tillë.
“Joe i fjetur”, siç e ka quajtur Donald Trump, mbylli sytë dhe dremiti në karrige për të paktën 22 sekonda derisa njëri nga ndihmësit u afrua dhe i pëshpëriti diçka në vesh.
“Biden shkon në Europë për të thënë se ngrohja globale është prioriteti i tij numër një, dhe e zë gjumi, aty në mes të konferencës, ku e sheh e gjithë bota. Asnjeri që ka entuziazmin dhe beson në një qëllim të caktuar, nuk mund të bjerë në gjumë”, ka shkruar Trump.
Por përveç Joe Biden edhe kryeministrin britanik e ka zënë gjumi. I ulur pranë Sir David Attenborough dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, kryeministri britanik shihet që gjatë gjithë kohës me sy të mbyllur dhe pa maskë.
Konferenca COP26 në Glasgow u përshkrua si shpresa e fundit për veprime serioze kundër ndryshimeve klimatike, që po vendosin globin në një situatë kritike./albeu.com/