Pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu doli në një deklaratë për media dhe foli për vendimet e marra në lidhje me shëndetësinë.
Gjatë fjalës së saj, Manastirliu tha se falë një takimi mes kryeministrit me drejtorin ekzekutiv të Pfizer, janë siguruar vaksinat dhe për 2022.
“Vendim i për kryerjen e pagesës për mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer që do të vijnë deri në dhjetor, që do i shtohen programit të vaksinimit, përmes këtij akti bëhet i mundur pagesa prej 6 milionë dollarë për të gjithë këto doza që do të plotësojnë nevojat.
Ne kemi garantuar deri më tani sigurimin për plotësimin e nevojave përmes një portofoli të diversifikuar dhe deri më tani kanë mbërritur më shumë se 2 milionë doza vaksine dhe 1.7 milionë janë kryer. Qeveria nuk po ndalet për vijimin e dazave të tjera ndërkohë që ne po vijojmë punën për rritjen e mbulesës vaksinale, për të treguar se i gjithë sistemi mjekësor është angazhuar në lidhje me përmbushjen e vaksinimit.
Në një takim që kryeministri Rama ka pasur me drejtorin ekzekutiv të PFizer është bërë i mundur sigurimi i dozave të vaksinave edhe për vitin 2021”, tha Manastilriu./albeu.com