Rama u “tall” publikisht me vaksinën ruse, nis vaksinimi me “Sputnik”

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me një video në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se sot nis procesi i  vaksinimit me vaksinën “Sputnik V” dhe “Sinovac”, 10 mijë doza të së cilës erdhën në Shqipëri disa ditë më parë.

Sipas Manastirliut, “Sputnik V” është një vaksinë e sigurt edhe pse e ndryshme nga “Pfizer” dhe AstraZeneca.

“Nga dita e diel ne do të vijojmë vaksinimin masiv të grupmoshave +70 vjeç, duke organizuar gjithmonë punën me mjekët e familjes dhe qendrat shëndetësore kudo në vend. Ndërkohë që nga sot do të fillojë shpërndarja në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Ndërkohë kujtojmë se kryeministri Rama i pyetur nga gazetarët vetëm pak kohë më parë lidhur me vaksinën ruse, u shpreh me tone ironizuese.


Shtuar 26.03.2021 12:19