Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur sot seancën për rastin e prokurorit të Sarandës, Sali Hasa, i cili ndodhet në masën “arrest me burg”, pasi po hetohet nga SPAK për korrupsion pasiv.
Sipas informacioneve paraprake, prokurori Hasa dyshohet se ka pushuar çështjen e shtetasit Emiljano Mirani të akuzuar për “plagosje të lehtë” përmes ndërmjetësimit të motrës së këtij të fundit Elsona Papa, e cila është punonjëse e Policisë Bashkiake Sarandë.
Bëhet em dije se ai nuk është paraqitur në seancën e organizuar ditën e sotme nga KPK-ja./albeu.com