Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha ka ankimuar vendimin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit në Komisinin e Pavarur të Ankimimit.
Sipas gjyqtares, vendimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për shkarkimin e saj, në një kohë që ajo ndodhet në qeli është antikushtetues.
Arrestimi i gjytares Hoxha:
Super operacioni i SPAK, vuri në pranga gjyqtaren Enkelejda Hoxha, e cila ishte në seancë gjyqësore për lirimin e një të dënuari.
Hoxha akuzohet se do të lironte nga burgu Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje, i ekstraduar nga Itali për ekzekutimin e Romeo Beqirit, disa vite më parë.
Mes të arrestuarve është edhe vëllai i Petanit, Bledar Petani.
ILD bëri kërkesë për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, pasi emri i saj lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë. /albeu.com/