Në burg për korrupsion bashkë me gjyqtaren Enkelejda Hoxha, GJKKO ndryshon masën e sigurisë për mjekun Shkëlqim Korbi

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për ekspertin Shkëlqim Korbi. Gjykata ka vendosur për Korbin masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Mjeku kërkoi ndryshim të masës së sigurise për shkak të përblemeve shëndetësore.

Ai u arreusta së bashku me ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe 8 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në korrupsion.

Sipas dosjes së SPAK mjeku lëshoi një ekspertizë të rremë në mënyrë që të përfitonte lirinë e parakohëshme me kusht Gentian Nezaj dhe Saimir Petani. Ndërkohë të arrestuarit e tjerë vazhdojnë që të jenë në qeli.

Masat e sigurisë të dhëna në shkurt janë:

Enkelejda Hoxha, gjyqtare e Krujës “arrest me burg”

Aldo Tabaku, avokat- arrest me burg

Manuela Mallakuçi, sekretare- arrest me burg

Shkëlqim Korbi, Eksperti psikiatriko – ligjor- arrest me burg

Saimir Petani, i dënuari që do të lirohej- arrest me burg

Bledar Petani, Vëllai i të dënuarit- arrest me burg

Altin Skëndaj, i dënuar- arrest me burg

Gazmir Nezaj, ish-i dënuar- arrest me burg

Gentjan Nezaj, i dënuar- arrest me burg

Isuf Tanuzi, ndërmjetës- arrest me burg

/albeu.com/


Shtuar 28.05.2021 10:42