Duke nisur nga dita e sotme, do të ndryshojë trafiku gjatë në Tunelin e Krrabës. Me një njoftim për mediat, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në netët në vijim nga ora 21:00 deri në orën 06:00 kalimi do bëhet nga njëri krah i tunelit të Krrabës, me të dyja senset e lëvizjes, me shpejtësi të reduktuar, ndërsa do të ketë prezencë të patrullave të Policisë Rrugore nga të dy anët e tunelit.
Shkak për këtë ndryshim është bërë larja e mureve të tunelit, që do të zgjasë një muaj, ndërsa gjatë punës për larjen e njërit tub, do të lihet i lirë për qarkullim tubi tjetër.
Ky proces do të përfundojë brenda një periudhe 30 ditore. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Rrugore, është hartuar Plani i Menaxhimit të Trafikut, i cili parashikon që gjatë natës, kur në njërin tub të punohet për larjen, të qarkullohet në tubin tjetër, me të dyja senset e lëvizjes, me shpejtësi të reduktuar dhe në prezencën e patrullave të Policisë Rrugore nga të dy anët e tunelit (Tiranës dhe Elbasanit).
Nga ana e Operatorit të Tunelit, janë marrë të gjitha masat për zbatimin e Planit të miratuar të Menaxhimit të Trafikut. Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ARRSH udhëzon të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të qarkullojnë në Tunelin e Krrabës gjatë orëve të natës, të zbatojnë sinjalistikën rrugore dhe mesazhet në tabelat elektronike të tunelit”, njofton ARRSH.