Deputetja e opozitës, Ina Zhupa ditën e sotme ndryshe nga “Rithemelimi” ka zgjedhur që të jetë e pranishme në sencaën parlamentare për betimin e Presidentit të ri Bajram Begaj.
Në një deklaratë për mediet ajo u shpreh se Berisha është në dijeni se ka vendosur të jetë në Kuvend ndërsa shtoi se nuk donte ta paragjykonte Begajn.
“Procesi i zgjedhjes së presidentit ishte i njëanshëm. U nis dhe u mbyll në PS. Ndryshe nga ç’meritonte procesi që mendoj se i takonte edhe për legjitimimet opozitës, ishte i kapur nga mazhoranca. Pavarësisht situatës, mendoj se nuk duhet ta paragjykoja presidentin që sot betohej dhe shpresoj që të jetë në lartësinë e pozicionit si kreu më i lartë i shtetit. Si garant i kushtetutës dhe do të jetë mbi palët. Si deputete, e kisha dhe nga detyrat e mia funksionale sepse procesi do të jetë kushtetues, institucional dhe mandati më bën që të respektoj kushtetutën. Jam e bindur që Begaj do të dekretojë qeverisjen e PD, qofshin në ato të parakohshme apo normale.
Ju e keni parë deklaratën e PD. Me të drejtë e ka cilësuar ditën si të monizmit pasi edhe presidenti u zgjodh nga Edi Rama. Nuk kemi pasur mbledhje grupi por një qëndrim zyrtar dhe secili nga deputetët merr vendimin e vet. Ajo që Berisha është në dijeni edhe për praninë time sot”, tha Zhupa./albeu.com