“Ndoshta hera e tretë…”/Elvana Gjata lë të hapur rikthimin në Eurovision?!

Së fundmi, gjatë një interviste për kanalin italian në YouTube “Cult Pop”, në prag të koncertit të saj në Milano më 10 maj, Elvana Gjata u pyet drejtpërdrejt për mundësinë e një rikthimi.

Një mesazh me mbishkrimin “Eurovision 2027?” mjaftoi për të nxitur reagimin e saj.

Të lidhura

None found

“Nëna qëlloi për vd*kje babanë” – Charlize Theron flet për natën që i ndryshoi jetën
Ajo shpjegoi shkurtimisht se Shqipëria përzgjedh përfaqësuesin përmes Festivalit të Këngës në Tiranë, një format që e krahasoi me Sanremo-n italian. Ndërkohë, nuk mungoi as një deklaratë që ndezi menjëherë entuziazmin e fansave. Sipas saj, ndoshta tentativa e tretë mund të jetë ajo e suksesshmja.

Elvana ka qenë pjesë e Festivalit të Këngës në edicionet e 58-të dhe 63-të, ku synonte biletën për në Eurovision 2020 dhe 2025, por në të dyja rastet u rendit e dyta, pas Arilena Arës dhe grupit Shkodra Elektronike.


Shtuar 20.04.2026 11:38