I mori lekë borxh e nuk ia ktheu më, aktori shqiptar i publikon emrin, foton dhe kërkon ndihmë (FOTO LAJM)

Aktori Leart Vasili pas shumë kohësh kërkimesh ka postuar në Facebook foton e personit të cilit i ka dhënë para borxh dhe nuk ia ka kthyer.

Duke mos gjetur zgjidhje, aktori ka publikuar emrin, foton dhe numrin e telefonit të të riut në rrjetet sociale, ndërsa u kërkon ndihmë qytetarëve.

Sipas asaj që shkruan aktori, personi që i ka para borxh është zhdukur prej datës 23 prill.

Nuk dihet nëse Vasili ka bërë një denoncim në polici apo jo por çështja duket serioze pasi është detyruar ta publikojë atë në rrjetet sociale.  /albeu.com/

 


Shtuar 11.11.2021 20:33