Aksident i shumëfishtë në Krujë- Vorë! Përplasen 3 makina, dy shtetas dërgohen me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i shumëfishtë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë-Krujë Vorë ku janë përplasur 3 makina dhe janë plagosur 2 shtetas.

Në këtë aksident kanë mbetur të plagosur shtetasit Ramazan Xeka dhe Blerina Kacorri, mosha e të cilëve nuk dihet.  Burimet bëjnë me dije se fillimisht në këtë aks është përplasur një makinë tip “Benz” dhe një makinë “Passat”.

Një qytetar, këmbësor ka tentuar të afrohet afër makinave të përplasura, ku ka prerë rrugën e një makine tjetër, “Renault” e cila është përplasur gjithashtu.

Nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore ndërkohë janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Policia gjendet në vendngjarje për të hetuar mbi aksidentin e shumëfishtë dhe shkaqet e tij. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 11.11.2021 20:44